1 000 - 2 500 euro për kalim të paligjshëm kufiri, goditet grupi

1 000 – 2 500 euro për…

Një grup kriminal në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit, është goditur nga policia.

Finalizimi i operacionit të koduar “Danubi” erdhi pas një hetimi disamujor duke çuar në pranga 5 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 s të tjerë.

Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e tyre.

“U vunë në pranga shtetasit:M. Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A.N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 8 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera të tyre”, njofton policia.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundjet fitimit.

Këta shtetas, kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, njofoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit