1.3 miliardë banorë dhe vetëm 1 mijë viktima nga koronavirusi/ Ja shteti që habiti botën

1.3 miliardë banorë dhe vetëm 1 mijë…

Pavarësisht frikës së madhe se India mund të gjunjëzohej nga koronavirusi, ky shtet i ka befasuar të gjithë. Vendi i dytë më i populluar në botë duket se deri tani ka shmangur më të keqen.

Në fundin e muajit prill, India raportoi 31360 raste me koronavirusi dhe 1008 vdekje, me një mesatare 0,76 vdekje për 1 milion banorë. Në Shtetet e Bashkuara, numri i vdekjeve për 1 milion banorë është më shumë se 175.

Numrat pozitivë të Indisë vërtetojnë se bllokimi i mbarë vendit për të ndaluar përhapjen e Covid-19 funksionon, të paktën tani për tani. “India nuk priti që problemi të përshkallëzohej”, tha kryeministri vendas Narendra Modi më 14 prill, pasi zgjati bllokimin mbarëkombëtar deri më 3 maj.

“Sapo problemi u shfaq, ne u përpoqëm të ndalojmë duke marrë vendime të shpejta. Unë nuk mund ta imagjinoj se në çfarë gjendje do të ishim sikur të mos ishin marrë vendime kaq të shpejta”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit