1.6 MILIONË € tender për t'i sjellë Tragjasit ujin që qeveria ia vodhi për t'ia dhënë oligarkëve

1.6 MILIONË € tender për t’i sjellë…

Qeveria duket se po ndjek një strategji të re në përplasjen shumëvjeçare me banorët e Tragjasit për projektin e furnizimit me ujë të zonës turistike të jugut.

UKT do i marrë taksat qytetarëve të Vlorës për t’i ndërtuar një ujësjellës pasi u mori ujin për t’i çuar në hotelet e oligarkëve në bregdet.

Ndërsa prej më shumë se një viti e gjysmë banorët kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimi i Izvorit për ta dërguar drejt Palasës, Drimadhes dhe Dhërmiut, tashmë është hapur një tjetër tender me vlerë 159.6 milionë lekë (rreth 1.6 milionë euro) për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe rehabilitimin e kanalizimeve në vetë fshatin Tragjas.

Sipas dokumenteve të procedurës së prokurimit, autoritet kontraktues është Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Vlorë Sh.A., ndërsa objekti i tenderit është “Ndërtim rrjeti shpërndarës ujësjellësi për fshatin Tragjas dhe rehabilitim e vënie në funksion të rrjetit të kanalizimeve”. Fondi limit arrin në 159,605,649 lekë.

Ky investim vjen pas përplasjeve të vazhdueshme mes banorëve, policisë dhe kompanisë që po zbaton projektin kryesor të ujësjellësit. Banorët e Tragjasit kanë deklaruar vazhdimisht se nuk do të lejojnë marrjen e ujit nga burimi i Izvorit, pasi ai përdoret për vaditjen e tokave bujqësore dhe përbën bazën e ekonomisë së shumë familjeve.

Në këtë kontekst, hapja e tenderit të ri prej 1.6 milionë eurosh për Tragjasin shihet nga banorët si një lëvizje që vjen vetëm pasi nisi konflikti për burimet ujore. Ndërsa qeveria e paraqet si investim për komunitetin, kundërshtarët e projektit e konsiderojnë një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të vijuar pa pengesa projektin që furnizon me ujë zonat e investimeve strategjike në bregdet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit