1/8 e “Champions” mbyllet me Manchester City–Lyon. Formacionet e mundshme

1/8 e “Champions” mbyllet me Manchester City–Lyon.…

Manchester City-Lyon do të jetë sfida që do të përcaktojë skuadrën e fundit, pjesë e katër më të mirave në kompeticionin Liga e Kampionëve.

Në leter, favorite qartësi është Manchester City. Kuptohet për nga organika Guardiola ka luksin e të pasurit një kontigjenti futbollistësh shumë më cilësore, mirëpo Lyoni këtë teori e rrezoi një tur më parë kur nxori jashtë një favorit të madh, si Juventusin e Ronaldos. Guardiola vzhdon të mos ketë të gatshëm Kun Agueron ndërsa kthehet pas pezullimit Mendi që do të ulë në stol Zhoao Kanselon në të majtë të mbrojtjes.

Sort pritet të jetë titular në të djathtë të sulmit edhe Mahrez ndryshe nga dueli me realin ku luajti Fill Foden. Pjesa tjetër e ekipit fitues ndaj madrileneve nuk ndryshon. Arkitetkti spanjoll u përpoq të ruante euforinë brenda ekipit duke deklaruar se takimi i vetëm ndaj Lionit është krejtësisht i ekuilibruar.

Në krahun tjetër Rudi Garsia e ka skuadrën të plotë për këtë duel të madh. Nuk pritet që të ketë ndryshime në raport me ekipin që luajti ndaj Juventusit. Vëmendja është e perqëndruar tek Depaim autor i 17 golave në 20 ndeshje në këtë edicion me Lyonin si dhe të tek sulmusi Musa Dembele.

Dueli i fundit cerekfinal do të gjykohet nga holandezi Dani Makeli.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit