1 kilogram heroinë në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

1 kilogram heroinë në banesë, arrestohet 31-vjeçari…

Policia ka arrestuar sot një 31 vjeçar, teksa pas një kontrolli i është gjetur 1.075 kilogramë heroinë.

Banues në Tiranë, është 31 vjeçari Endrit Zeqaj.

Efektivët e Komisariatit 3, pas kontrollit në banesë, i gjetën lëndën narkotike, e cila ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Atij i gjetën edhe një aparat celular, si edhe një automjet.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia ”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3. Sekuestrohen 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike heroinë. Vihet në pranga 31-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Porosia ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Asdreni”, kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë dhe peronat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Asdreni”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. Z., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kg e 75 gr. lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Vazhdon puna intensive për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit