"1 Maj"/ Shqiptarët nuk duan t’ja dinë për të drejtat në punë, por mblidhen në mitingjet e politikanëve

“1 Maj”/ Shqiptarët nuk duan t’ja dinë…

Në të gjithë botën “1 Maj”, dita e punëtorëve, ka mbledhur në sheshe mijëra qytetarë për të protestuar. Është dita e vetme e vitit kushtuar punëtorëve dhe një motiv për të kërkuar më shumë dinjitet në punën e përditshme. Mirëpo në Shqipëri, “1 Maj” është një ditë pushimi që kalohet në restorante, shëtitje apo duke pirë kafe.

Ky fakt vërtetohet nga pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e thirrur në orën 10:00 në kryeqytet, pranë pedonales. Organizuesë ishin 9 organizata, dhe pjesë e protëstës ishin vetëm anëtarët e tyre, familjarët dhe të afërmit. Në tubimin paqësor të përgatitur me podium, me boksera dhe pankarta, nuk morën pjesë më shumë se 100 persona.

Shqiptarët nuk kanë interes për të drejtat e tyre në punë, ose i friksohen daljes së tyre në protesë. E megjithatë edhe frika nuk është një justfikim pasi në takimet elektorale që po zhvillojnë politikanët ka një pjesëmarrje dyfish apo trefish më të lartë se në protestën e kësaj të hëne.

Në Shqipëri janë më të interesuar se çfarë tha Rama për Berishën dhe Metën, çfarë dha Berisha për Ramën, çfarë tha Veliaj për Këlliçin dhe çfarë tha Këlliçi për Veliajn. Interesi është më i lartë për politikanët që udhëtojnë me makina me eskorta sesa për të drejtat e tyre në punë mbi pagën, orët e punës, kontributet apo trajtimin me dinjitet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit