1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve! Historia dhe domethënia

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve! Historia…

Sot është 1 Maji, Dita Botërore për mbrojtjen e të drejtave në punë dhe si e tillë në thuajse çdo vend të botës gjatë kësaj dite flitet për punëtorët, të shfrytëzuarit, të nënpaguarit e me radhë deri tek protestat masive në rrugë. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. 1 Maji nderon punën e palodhur të njerëzve në të gjithë botën dhe festojnë arritjet e tyre. Origjina e kësaj dite vjen nga Amerika kur më 1 maj 1886 punëtorët marshuan rrugëve të Çikagos për të kërkuar tetë orë ditë pune. Demonstratat zgjatën me ditë të tëra dhe pati përleshje të shumta midis punëtorëve dhe policisë. Më 4 maj, pasi policia urdhëroi një turmë të shpërndahej ndërsa një bombë shpërtheu. Shtatë oficerë policie dhe në tetë civilë u vranë. Autori i krimit nuk u identifikua asnjëherë.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, Dita e Punës megjithatë festohet të hënën e parë në shtator, duke nderuar punëtorët dhe kontributin e tyre në shoqëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit