1 mijë fëmijë më pak të lindur në Shqipëri

1 mijë fëmijë më pak të lindur…

Ky fillim viti në Shqipëri shënoi një tjetër rekord të errët në 30 vite. Krahasuar me tre mujorin e parë të vitit 2022, këtë vit kanë lundur rreth 1 mijë fëmijë më pak. Shqiptarët po ndrydhin familjet e tyre duke mos lindur më fëmijë. çiftet mjaftohen me një fëmijë, të cilin e shohin si fëmijën trofe, një dhe të vetëm për marrëdhënien e tyre prindërore.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve janar-mars erdhën në jetë 5 mijë e 164 foshnje nga mbi 6 mijë e 200 në po të njëjtin hark kohor të një viti më parë duke regjistruar kështu një tkurrje me gati 17%. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra, me 77 lindje.

Ekspertët shohin një mjedis jo të favorshëm në aspektin ekonomik dhe social të çifteve shqiptare për të lindur fëmijë. Frika më e madhe është varfëria, teksa vështirësi gjejnë edhe në sigurinë e vendit. Ndaj një pjesë e mirë e shqiptarëve po emigrojnë për të nisur një jetë të re, dhe një familje të re.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit