1 nga 5 shalqinj shqiptarë del i mirë?!

1 nga 5 shalqinj shqiptarë del i…

Teksa Suedia shpenzon rreth 45 milionë euro në vit për konsum të shalqirit të importuar nga vende si Greqia, Spanja, Italia, Turqia dhe Maroku, shalqiri shqiptar zë më pak se 0.2% të tregut suedez.

Ky fakt është ngritur si shqetësim nga nutricionisti me banim në Suedi Altin Joka, i cili thotë se prej gati dy vitesh nuk ka parë më asnjë shalqi shqiptar në supermarketet suedeze. Sipas tij, arsyeja lidhet me mungesën e cilësisë dhe standardeve të qëndrueshme.

Joka tregon se gjatë qëndrimit në Shqipëri bleu shalqi pesë herë, por vetëm njëri prej tyre rezultoi i mirë. Sipas tij, njëri kishte aromë dhe shije të pakëndshme, një tjetër kishte ngjyrë të pazakontë, ndërsa një tjetër u prish brenda pak orësh edhe pse ishte ruajtur në frigorifer.

Ai thekson se problemi nuk lidhet vetëm me shijen, por edhe me cilësinë, kontrollin, mënyrën e ruajtjes dhe sigurinë ushqimore.

Sipas tij, Shqipëria ka potencial të prodhojë shalqi cilësor falë klimës, tokës dhe traditës bujqësore, por tregjet europiane kërkojnë standarde të larta, gjurmueshmëri dhe garanci për produktin, jo vetëm çmime të ulëta.

SHKRIMI I PLOTË

Suedia konsumon rreth 45 milione euro shalqi ne vit, edhe pse nuk prodhon vete pothuajse fare. Shalqiri importohet nga Greqia, Spanja, Italia, Turqia, Maroku dhe shume vende te tjera.

Nderkohe, shalqiri shqiptar ze me pak se 0.2% te tregut suedez.

Disa vite me pare mund te gjeje, edhe pse rralle, ndonje shalqi shqiptar ne marketet suedeze. Sot, prej gati dy vitesh, une personalisht nuk kam pare me asnje.

Dhe, per te qene i sinqerte, ne nje fare menyre i jap te drejte tregut suedez.

Gjate diteve qe qendrova ne Shqiperi, bleva shalqi pese here. Vetem nje here ia vlejti.

Nje here kish nje arome e shije qe smind te hahej.Nje here kishte ngjyre vishnje. Nje here tjeter thermohej dhe, edhe pse e mbajta ne frigorifer, nuk rezistoi as deri ne darke pasi u hap.

Kjo nuk eshte vetem ceshtje shijeje. Eshte ceshtje cilesie, standardi, perzgjedhjeje, ruajtjeje dhe respekti ndaj konsumatorit, pir dhe ceshte shendeti…

Ne mund te prodhojme shalqi shume te mire. Shqiperia ka toke, klime dhe tradite bujqesore,kemi pasur eksperienca te shijes te shakqiut tone te pakrahasueshem.
Por tregjet serioze nuk blejne vetem sepse produkti eshte “shqiptar”. Ato kerkojne cilesi te qendrueshme, kontroll, gjurmueshmeri dhe garanci,ndersa shteti yne per konsumatorin as do tja dije.
Nuk kemi deri tani kontrolle tregjesh dhe cilesie dhe asnje info.

Nese duam qe shalqiri shqiptar te xaje ne tregje por me e rendesishmja te jete orimar ne konsum ne vendin tone,pasi prodhimi sa kam kuptuar ngelet fushave…nuk mjafton ta prodhojme, as te kemi cmimin me te lire ne bote
Duhet ta prodhojme mire, ta kontrollojme,te mos e mbushim me pesticide dhe ta ruajme si duhet.
Pra fermeret duhet te ndergjegjesohen dhe shteti te shtoje kontrollet,sepse shume familje spo marrin me shalqi shpesh nga frika..

Troc..tregu i huaj nuk fal. Nje produkt i dobet nuk demton vetem fermerin qe e ka prodhuar.
Po ne a duhet te falim kur produkti eshte i dyshimte?
A duhet ta kontrollojme?
A duhet te mbrojme shendetin e popullates?
Nqs kjo nuk ndodh,perse na duhen kaq institucione,kaq njerez e shpenzime pervec perfitimeve personale?
Nqs nuk e kontrolloni dot..ndaloni prodhimin..kaq..
Altin Joka

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit