1 orë punë në Shqipëri shërben për të blerë 10 kokrra vezë

1 orë punë në Shqipëri shërben për…

Për momentin paga mesatare bruto në vend është 60,666 lekë, e cila përkthehet në 49,885 lekë neto në muaj. Kjo pagë perkthehet në 286 lekë në orë, apo 4.76 lekë në minutë.

Nga një përllogaritje e thjeshtë duhen 21 minuta punë për të blerë një bukë. Vitin e kaluar për një bukë punonim 19 minuta.

Për një shishe ujë duhet të punojë 10 minuta, ndërsa për të blerë një vezë duhetn 5.7 minuta punë.

Duhet të punojmë 1 orë për të blerë 10 kokrra vezë dhe 39 minuta për të blerë 1 litër qumësht. Një kile miell na kushton 17 minuta punë dhe një kile sheqer, 24 minuta, shkruan Skan.

Për të blerë një kg mish viçi na duhen 4 orë pinë. Vaji i lulediellit na kushton mbi 1 orë punë, ose rreth 77 minuta.

Nje abonim në palestër do na kushtojë 735 minuta, ose mbi 12 orë punë, pra na duhen 1 dite e gjysëm pune.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit