1 ton kokainë në muaj/ Laboratorët e drogës në qytet alarmojnë opinionin

1 ton kokainë në muaj/ Laboratorët e…

Belgjika vazhdon të diskutojë për mega-operacionin e para pak ditëve, ku u godit një bandë e trafikut të kokainës, e përbërë në shumicë nga shqiptarët. Gjatë këtij operacioni, ku u angazhuan mbi 1100 forca policore, u gjetën edhe gjashtë laboratorë droge.

Banda shqiptare mendohet se është përgjegjëse për vrasjen e Ardit (Arjan) Spahiut në Bruksel vitin e shkuar. Në total lufta mes klaneve për kokainën ka shkaktuar të paktën 8 viktima. Portali belg Bruzz shkruan se banda trafikonte të paktën 1 ton kokainë çdo muaj.

Kokaina vinte e futur në mallra të tjerë, kryesisht në veshje, dhe më pas përmes procedurave të caktuara, nxirret prej tyre në laboratorët e drogës, ku janë të punësuar kryesisht kolumbianë që e njohin mirë procesin.

Droga vjen në këtë mënyrë pasi është më e vështirë për t’u pikasur, sidomos nga qentë e antidrogës.

Por laboratorë të tillë, ku përdoren procese komplekse kimike, janë të rrezikshme për zonën nëse diçka shkon keq. Portali shkruan se policia federale thekson se nuk është hera e parë kur laboratorë të tillë gjenden në qendra urbane.

Përse nuk ngrihen këto laboratorë të drogës nëpër zona rurale? Ekspertët thonë sepse mundësia për t’u pikasur në fshatra është shumë më e madhe. Kurse në qendrat urbane, ku ka shumë lëvizje, laboratorët nuk bien shumë në sy.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit