1 viktimë e 8 të plagosur, mosmarrja e masave të sigurisë i kushtoi dhe deputetit

1 viktimë e 8 të plagosur, mosmarrja…

Të tjera detaje janë zbuluar nga shpërthimi i fortë i ndodhur këtë pasdite në një fabrikë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në qytetin e Lushnjes.

Një person ka humbur jetën dhe 8 të tjerë janë lënduar, mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Viktimë ka mbetur Landi Verçani, i cili  humbi jetën rrugës për në spital!

Nga ana tjetër deputeti Çela dhe të lënduarit e tjerë janë dërguar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore. Deputeti ka marrë plagë në këmbë, dhe tashmë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Fabrika ku ndodhi shpërthimi ishte në emër të deputetit Bujar Çela, ndërkohë që neglizhenca e treguar në marrjen e masave të sigurisë për jetën e punëtorëve sot i kushtoi dhe vetë pronarit. E gjithë ngjarja ndodhi pas një kontakti që pati një vinç i fabrikës me linjën e tensionit të lartë, e cila shkaktoi shpërthimin që u dëgjua në të gjithë qytetin. Nëse shpërndarësi i energjisë elektrike do të ishte vendosur në një vend të sigurt ku nuk do të kishte kontakt të drejtpërdrejtë me punëtorët, ngjarja e rëndë do të ishte shmangur.

Hetimet pritet të zbardhin më shumë detaje për rrethanat e ngjarjes.

Lexo edhe: Shpërthim i fuqishëm në Lushnje, mes të plagosurve dhe deputeti i PS

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit