1 vit nga vrasja e Klodian Rashës | Babai kërkon drejtësi: Ia përbaltën figurën

1 vit nga vrasja e Klodian Rashës…

Si sot e një vit më parë, mesnatën e 8 dhjetorit, efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj, qëlloi për vdekje 25-vjeçarin shqiptar, Klodian Rasha, pasi kishte thyer rregullat e orës policore. Efektivi e vrau duke e qëlluar me një plumb në shpatull. Autori hajdarja ndodhet në qeli pas hekurave, ndërsa i ndjeri tashmë është bërë engjëll i parajsës.

Sot, kur ka kauluar një vit nga ajo tragjedi, familja e Klodianit mori pjesë në përkujtimoren që po zhvillohet në sheshin ‘Skëndërbej’ duke kujtuar mes lotëve dhe dhimbjeve të riun 25-vjeçar.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha, tha se uron që askujt të mos i ndodhë një tragjedi e tillë, ndërsa shtoi se për të mbuluar krimin e rëndë, janë munduar të përbaltin figurën e ndjerë të Klodian Rashës.

Babai i Klodianit:

Lus Zotin që të tilla tragjedi të mos ndodhin më. Mua më copëtoi shpirtin, më ndau zemrën. Kjo plagë, të mos e imagjinojë askush, që sot të mos ketë asnjë familje, asnjë qenie njerëzore. Dua që të shpreh mirënjohje për këdo që ka shprehur interes ndaj familjes time. Nuk ka qënie njerëzore, specie që të imagjinojë që në 2021, një nënë dhe baba, aq më tepër një malësor që në vitin 2021, të luajë dhe të imagjinojë që të shesë dhe të blejë gjakun e djalit të vet. Kjo është vetëm imagjinatë e atij që i shkon ndër mend. Unë ju kam deklaruar që në ditën e parë, në shtëpinë time kam pritur numër të madh, qytetarë dhe pushtetarë, shteti e ka detyrim dhe detyrë. Unë kërkoj zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar, u munduan që fëmijën ta përbaltin. Sot i kërkoj shtetit që përbaltjen e shtetit dhe vendosjen e armës aty, ta gjejë sa unë nuk po e gjej. Lus Zotin që plagë të tilla të mos i përjetojë njeri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit