10 të infektuar në Shkodër, 3 janë punonjëse të Gjykatës së Apelit

10 të infektuar në Shkodër, 3 janë…

10 raste të reja me koronavirus janë zbuluar gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër. Burime për mediat, bëjnë me dije se 3 nga te infektuarit janë punonjëse në Gjykatën e Apelit në këtë qytet. Dyshohet se ato janë infektuar nga një kolegia e tyre, e cila kishte rezultuar pozitive më Covid-19 katër ditë më parë.

Rastet e tjera deri më tani dyshohet se janë familjarë dhe kontakte të rasteve të mëparshme. Prej ditësh koronavirusi është shtrirë në institucionet shtetërore, si dhe në kompanitë që operojnë me shumë punëtorë dhe që janë kryesisht fasoneri.

Një ditë më parë në Shqipëri u konfirmuan me koronavirus 52 raste, duke e çuar në 2 047 numrin e të infektuarve, mes të cilëve kanë humbur jetën 46 persona.

Kujtojmë se ditët e fundit kemi patur jo vetëm rritje të numrit të të infektuarve, por edhe numër të lartë të shtruarish në spitalin ‘Infektiv’.

Një gjë të tillë, e ka konfirmuar edhe mjeku infeksionit Pëllumb Pipero në një emisione televiziv, i cili tha se ishte e pritshme të kishim shtim të numrit të të infektuarve pas heqjes së masave kufizuese, por nuk ishte e pritshme të kishim një numër kaq të lartë të shtruarish në ‘Infektiv’./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit