10 vite pa Roland Trebickën/ Fjalët e fundit të aktorit për të shoqen

10 vite pa Roland Trebickën/ Fjalët e…

Janë bërë 10 vjet nga  dita kur aktori i njohur Roland Trebicka u nda nga jeta. I njohur si “Jovan Bregu” i pallatit 176, Roland Trebicka është ndarë nga jeta në 6 mars të vitit 2013 pas një sëmundje nga e cila ishte prekur prej kohësh. Pas kaq kohësh e shoqja tregon  fjalët e fundit që i tha Trebicka  përpara se të ndahej nga jeta.

Mbase do të kthehem në teatër, në oborr a në holl, por e di se në skenë nuk do ngjitem më kurrë. Më ndero”.

Por, nuk ia doli dot, hera  e fundit që ai u kthye në teatër ishte 7 marsi ku iu bënë homazhet dhe nderimet nga miq, kolegë, e politikanë.

Aktori vuante nga një sëmundje e rendë në mushkëri,  , sëmundje prej së cilës ishte kuruar edhe jashtë vendit, por pavarësisht mjekimeve nuk ia doli dot. Disa kohë para vdekjes, ai kishte folur pikërisht për sëmundjen e tij. Por, kishte thënë se nuk i druhej dhe ishte në dorë të Zotit. Ndërsa ka treguar se si e zbuloi sëmundjen.

Më besoni, unë jam një njeri që nuk e kam njohur kurrë sëmundjen. Më kujtohet kam marrë vetëm 9 ditë raport, kur isha 23 vjeç dhe po luaja në pjesën “Shtëpia në bulevard”. Teksa po trukohesha, pashë se isha mbushur me njolla të kuqe dhe kisha ethe. Më kishte zënë fruthi. Dhe prej asaj kohe unë nuk mbaj mend të kem marrë më raport.

Nuk kishim nisur ende me shfaqjen “Tabloja absurde”, kur nisa të ndihesha jo fort mirë. Një ditë kur u ktheva në shtëpi, ndjeva ethe dhe kisha kollë. Mendova të lë duhanin”, kishte treguar ai. Duke treguar se pas disa kohësh, gjendja po rëndohej dhe u detyrua të bënte një vizitë. Aty zbuloi dhe për sëmundjen e rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit