10-vjeçares i rrezikohet jeta nga plagët e djegjes, apeli i nënës: Më ndihmoni të shpëtojë Armelën

10-vjeçares i rrezikohet jeta nga plagët e…

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë muajit shtator, ku 10-vjeçarja Ermela pësoi djegie në pjesën më të madhë të trupit. Ermela jeton në fshatin Lapardha të Beratit së bashku me dy prindërit e saj dhëe vcëllain e vogël 5-vjeç.

Edhe kanë kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti, përveç djegjes, vajzës së vogël i janë mbushur me infeksion dhe kjo po i rrezikon jetën. 10-vjeçarja duhet të niset urgjentisht jashtë Shqipërisë me avion spitalor, por transporti dhe kurimi kushtojnë shumë.

E ëma mes lotëve i ka kërkuar ndihmë të gjithëve pasi nuk ka mundësi ekonomike për shërimin e Ermelës. Ajo i ka bërë apel të gjithëve që të kontribojnë për shërimin e saj.

“Më ndihmoni që vajza ime të shërohet sa më shpejtë sepse është e djegur shumë dhe nuk mundësi. Po vuan shumë, ka shumë temperaturë. Kemi një muaj e gjysmë këtu që luftojmë për vajzën. Kam një djalë të vogël që e kam lënë vetëm. Ju lutem më ndihmoni që vajza ime të shërohet sa më shpejt”, thotë nëna e Ermelës mes lotës.

Po ashtu një logari është hapur në GoFundme, ku do do të mblidhen fonde për shërimin e Ermelës 10 vjeçare.

Linku i GoFondMe: https://www.gofundme.com/f/te-shpetojme-jeten-e-ermeles-10-vjecare?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit