10 vjeçari “hero” mbytet për të shpëtuar të motrën!

10 vjeçari “hero” mbytet për të shpëtuar…

Ricky Lee Sneve po kalonte një ditë të qetë me familjen e tij pranë brigjeve të lumit Big Sioux në Dakotën e Jugu, kur dy prej fëmijëve më të vegjël të familjes ranë në ujë.

I ati u hodh menjëherë dhe arriti të tërhiqte njërin prej tyre, ndërsa Ricky 10 vjeçar u zhyt të shpëtonte motrën, Chevelle. Ai arriti ta shtynte vogëlushen në breg, por vetë nuk ia doli dot dhe u mbyt. Burime të policisë së kontesë Lincoln pohuan se trupi i pajetë i të miturit u gjet pas disa orë kërkimesh.

“Im shoq u hodh në ujë dhe Ricky e ndoqi nga pas për të shpëtuar të motrën”, rrëfeu më pas mes lotësh e ëma e djalit. Ricky, shtoi Nicole Eufers, na mësoi “ ta duam e ta vlerësojmë jetën”.

Chad Sneve, i ati i 10 vjeçarit, më i madhi i katër fëmijëve, tha se i biri ishte gati të bënte gjithçka për të tjerët. “Ishte një fëmijë bujar, i mirë dhe i veçantë, shumë më tepër nga sa mund ta shpjegoj unë me fjalë”, u shpreh ai.

Mësohet se xhaxhai i Rickyt ka nisur një mbledhje fondesh GoFundMe për të ndihmuar familjen  e tronditur nga kjo humbje e jashtëzakonshme për ta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit