
Nëna e një vogëlushi, është vendosur në paraburgim këtë të premte. Ajo dyshohet se ka vrarë me thikë fëmijën para se t’i vendoste trupin në një valixhe.
Të enjten, një djalë 10-vjeçar u gjet i vdekur në Ferrières-en-Brie (Seine-et-Marne). Trupi i tij u gjet në një valixhe me rrota, e hedhur në një kontejner të rrënuar, njëqind metra larg shtëpisë së familjes. Mbrëmjen e së mërkurës, babai i djalit kishte lajmëruar policinë rreth orës 19:00, pasi kishte vërejtur mungesën e djalit të tij dhe shoqëruesit të tij 33-vjeçar pasi u kthye në shtëpi.
Nëna, e dyshuar si shkaktare e vdekjes së fëmijës, u arrestua, në shtëpinë e një familjari të së saj.
Trupi i fëmijës u zbulua mëngjesin e së enjtes. Një qen hetues ndaloi para kontejnerit dhe gjeti valixhen me fëmijën brenda. Në shtëpi janë gjetur gjurmë të shumta gjaku.
Sipas të dhënave, ai u godit me thikë për vdekje . “Ai kishte disa lëndime të rënda, të shkaktuara nga goditja me thikë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Pritet të kryhet autopsia për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes të premten.