Ngeli 10 vjet në klasë të 6-të dhe u bë biznesmen, Florjan Binaj tregon historinë e shokut të klasës

Ngeli 10 vjet në klasë të 6-të…

Aktori Florjan Binaj tregoi të shtunën historinë e shokut të tij të klasës, i cili sipas Binajt kishte ngelur 10 herë në klasën e gjashtë dhe tani ishte sipërmarrës. Binaj ishte i ftuar në emisionin Shqipëria Live, ku diskutoi mbi fenomenin e braktisjes së shkollës. Sipas të dhënave të INSTAT në 2021 ka rënë me 5% numri i studentëve të regjistruar.

 “Nuk është e rastësishme mendoj unë, sepse kjo tregon edhe njëherë se sa investohet në Shqipëri për të ardhmen. Pa diskutim që është zhgënjim për studentët.

Ti bën 5 vite shkollë, paguan X milion lekë viti dhe kur vjen puna për të dalë në tregun e punës, ti ato miliona që ke paguar për t’u shkolluar, as për 20 vjet nuk i nxjerr dot”, tha Binaj.

Binaj tha se ka dhe nga ata persona të cilët janë bërë të famshëm pa asnjë profesion dhe pa ndjekur shkollë. Ai i cilësoi si anti-modele.

 “Pastaj ne kemi edhe anti-modelet që fatkeqësisht i kemi në të gjitha televizionet. Se si të rinjtë që nuk kanë bërë asnjë gjë, bëhen të famshëm pa bërë asgjë, pa pasur asnjë lloj profesioni. Ndërkohë që për profesionistët, nuk përfshihen në emisionet televizive.

Po të krahasojmë të gjitha programet politike që jepen në darkë, nuk pyet njeri një student, marrin të njëjtit analistë natë për natë. Ata flasin edhe për shtatzëninë, rininë, për të gjitha. I vetmi rast kur u përfshinë studentët ishte kur u bë protesta masive, u çuan të gjithë studentët”, tha Binaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit