10 zakonet e përditshme që po shkatërrojnë trurin tuaj

10 zakonet e përditshme që po shkatërrojnë…

Truri është organi më kompleks në trup, që kontrollon gjithçka që bëni, megjithatë ne nuk i kushtojmë gjithmonë vëmendjen që meriton.

Një tru i shëndetshëm është jetik për zgjidhjen e problemeve, kujtesën, njohjen dhe të jetuarit mirë me kalimin e viteve. Mbajtja e materies gri në gjendje të mirë do të zvogëlojë shanset tuaja për demencë dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Megjithatë disa rutina të përditshme mund të kenë një ndikim të dëmshëm në trurin tuaj. 

Lucy Gornall shpjegon zakonet e këqija që do të bënit mirë t’i lini.

1-Të qëndruarit në shtrat

Të uleni pjesën më të madhe të ditës nuk është ideale as për trupin, as për trurin. Hana Burianová, një profesoreshë e neuroshkencës që punon me firmën e suplementeve Healthspan, këshillon që duhet të bëjmë të paktën 30 minuta ushtrime të lehta deri në mesatare çdo ditë, ose 15 minuta me intensitet të lartë. 

Ajo thotë: “Sa herë që ushtroni, krijoni qeliza të reja të trurit, kështu që është e rëndësishme të vazhdoni të lëvizni. Të jesh aktiv rrit rrahjet e zemrës, e cila pompon më shumë oksigjen në tru. Ai gjithashtu ndihmon lirimin e hormoneve, duke siguruar një mjedis të shkëlqyer për rritjen e qelizave të trurit.”

Vrapimi, noti, çiklizmi dhe ecja janë veçanërisht të mira. Prof Burianová thotë: “Kombinoni stërvitjen aerobike dhe atë të forcës në baza javore për të ndihmuar në arritjen e shëndetit optimal të trurit.”

2-Të varur nga ushqimet e dëmshme

Shmangni ëmbëlsirat dhe patatet e skuqura.

Prof Burianová paralajmëron: “Ushqimet ultra të përpunuara, ato të pasura me sheqer, yndyrna të këqija dhe komponime të tjera, mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin e trurit. Kjo përfshin mish të përpunuar si proshutë dhe salcice, ushqime me sheqer si ëmbëlsira dhe biskota dhe pije të gazuara dhe disa vakte të para-paketuara.

Këto janë të pasura me kripë, e cila mund të rrisë presionin e gjakut. Kërkimet tregojnë se presioni i lartë i gjakut në moshën e mesme mund të rrisë rrezikun e demencës në jetën e mëvonshme. Marrja e lartë e sheqernave mund të nxisë inflamacionin dhe stresin oksidativ, i cili mund të dëmtojë qelizat e trurit. Mund të ndikojë gjithashtu në rregullimin e insulinës, duke shkaktuar çekuilibër të sheqerit në gjak që mund të ndikojnë në disponimin dhe aftësinë për t’u fokusuar.” E mora është që t’i përmbaheni një diete mesdhetare për trurin, e pasur me fruta dhe perime, vaj ulliri, arra, bishtajore dhe peshk me vaj. 

3-Vetmia

Mungesa e kontaktit njerëzor, veçanërisht vetmia për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë shumë trurin tonë. Prof Burianová thotë: “Është problematike për plasticitetin nervor, i cili do të ngadalësohet nëse nuk ka stimuj të rinj dhe ne nuk ndërveprojmë me njerëz ose kafshë të tjera. Vetmia mund të jetë më e keqe, sepse mund të shkaktojë ankth dhe/ose depresion.” Ajo thotë se ne duhet të përpiqemi të ndërveprojmë me të tjerët, qoftë edhe kalimthi, çdo ditë. Merrni telefonin ose organizoni një takim me miqtë.

4-Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë

A ndiheni sikur nuk po e bëni mirë një punë nëse nuk jeni në gjendje të përqendroheni? Prof Burianová thotë: “Nëse jeni të mbingarkuar nëpër shtëpi ose në punë, shkruani një listë të detyrave dhe fokusohuni në një punë në një kohë. Shënoni secilën kur e përfundoni dhe bëni pushime për të qëndruar në këmbë ose për të lëvizur.”

5-Abuzimi me pije alkoolike

Abuzimi me pijet alkoolike mund të godasë shëndetin e përgjithshëm, duke përfshirë shëndetin tuaj mendor. Prof Burianová këshillon: “Konsensusi është se pirja e tepërt dhe e rregullt ka një ndikim serioz në tru. Demenca e lidhur me alkoolin (ARBD) është një gjendje ku dëmtimi i trurit mund të çojë në probleme me humorin, kujtesën, ekuilibrin dhe ndjeshmërinë.“

6-Shmangni mjediset toksikë

A ka dikush në jetën tuaj që ju thith gjithë energjinë tuaj? Ju manipulojnë apo përpiqen t’ju kontrollojnë emocionalisht? Nëse po, mund të jetë koha për të bërë një hap prapa, për hir të trurit tuaj. Prof Burianová thotë: “Mungesa e mbështetjes nga njerëzit përreth nesh dhe mjediset toksike, ka një ndikim të dëmshëm në tru.” Ajo thotë se mund të çojë në stres kronik, ankth, depresion, pakënaqësi, mentalitet negativ, mungesë fleksibiliteti mendor dhe plakje më të shpejtë.

7-Ushqimet

Ngrënia e peshkut dy herë në javë duket se ul rrezikun e Alzheimerit me 41 për qind.

Nuk bëhet fjalë për çdo lloj peshku, por llojet e yndyrshme si salmoni, skumbri dhe sardelet që vërtet ofrojnë përfitime për shëndetin e trurit, falë përmbajtjes së tyre të acideve yndyrore esenciale omega-3. Prof Burianová thotë: “Omega-3 duket se mbështet rrjedhjen e gjakut në tru që mbështet kujtesën dhe zvogëlon rrezikun e rënies njohëse. Nëse nuk hani peshk rregullisht, mund të gjeni yndyrna omega-3 në avokado, arra dhe fara dhe vajra bimore si fara liri dhe vaj ulliri, ose në formë suplementi.”

8-Vitamina B

Prof Burianová thotë: “Pa marrjen në mënyrë të rregullt të vitaminës B mund të jemi në një rrezik më të lartë të humbjes së kujtesës dhe Alzheimerit.” Atë mund ta gheni te drithërat, frutat, perimet, soja dhe bishtajat. Prof Burianová shton: “Vitamina B12 gjendet vetëm në burimet shtazore.”

9-Shmangni zhurmat e larta

Nëse iPhone juaj po paralajmëron se muzika juaj po kalon nëpër kufje shumë me zë të lartë, kini parasysh. Prof Burianová thotë: “Shqisat tona përpunohen dhe kontrollohen nga truri, duke përfshirë dëgjimin. I gjithë informacioni akustik projektohet në tru, ku interpretohet, kështu që nëse dëmtojmë qelizat tona dëgjimore në veshin e brendshëm me muzikë të vazhdueshme me zë të lartë, asnjë informacion nuk do të dërgohet në rrjetin e trurit dhe ne do të përjetojmë shurdhim.”

10-Qëndroni gjithmonë në lëvizje

Gjëja më e keqe që mund të bëni në mëngjes për trurin tuaj është të merrni një telefon, iPad ose laptop për të kontrolluar emailet. Prof Burianová thotë: “Truri bëhet reaktiv dhe i akorduar ndaj ngjarjeve stresuese dhe negativitetit, qofshin këto presione të ditës apo lufta në Evropë. Lëreni mendjen tuaj të zgjohet pa teknologji. Pini një gotë ujë, bëni dush dhe përgatitni mëngjesin përpara se të kontrolloni telefonin.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit