100 lekë ora për të parkuar në Durrës, por për rrugët kush përgjigjet?

100 lekë ora për të parkuar në…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e amortizuar të rrugës që nis nga rrethrrotullimi i Shënavlashit dhe të çon drejt fshatit Rinia, në Durrës.

Sipas tij, kjo zonë, ku ndodhen disa fabrika dhe uzina, po përballet me një infrastrukturë rrugore në gjendje të rënduar, pavarësisht rëndësisë industriale dhe ekonomike që ka për qytetin.

Qytetari ngre shqetësimin se, ndërsa Bashkia e Durrësit ka vendosur tarifa për parkimin në zonat kryesore të qytetit, ku sipas tij pagesa arrin në 100 lekë për orë, segmente të tjera rrugore vijojnë të jenë në gjendje të keqe.

Ai thotë se për këtë problem u është bërë disa herë thirrje institucioneve vendore, por deri më tani nuk ka pasur rezultate konkrete.

Përmes këtij denoncimi, qytetari kërkon vëmendjen e Bashkisë së Durrësit për ndërhyrjen dhe përmirësimin e infrastrukturës në këtë aks rrugor, i cili përdoret nga banorët dhe punonjësit e zonës industriale.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ.  Bashkia e Durresit ka bere parkimet me pagese..100lek ora ne zonat kryesore te qytetit dhe presupozohet qe rruget e dr dhe te qarkut duhet te jene shume te mira.. Nderkohe ne nje nga zonat me te industrializuara te qyteti ndodhen rruge negjedje katastrofale.! Rruga qe nga rrethi shenovlashit te dergon ne fshat rinia. Eshte plot fabrika dhe uzina qe kontribojne cdo vit miliona leke ne kasat e kryebashkiakes. Eshte bere disa here thirrje bashkis por qe pa as nje rizultat konkret. Ju urojm nje dite te mbare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit