100 milionë dëgjues në muaj/ The Weeknd shënon rekord në Spotify

100 milionë dëgjues në muaj/ The Weeknd…

The Weeknd ka vendosur një rekord si artisti i parë që ka arritur 100 milionë dëgjues në muaj në platformën Spotify. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spotify përmes një shënimi në Twitter: “Është zyrtare: Më 27 shkurt, The Weeknd u bë artisti i parë në historinë e Spotify që arriti 100 milionë dëgjues mujor.”

Lajmi erdhi disa ditë pasi këngëtari kanadez publikoi një remix të “Die For You” me këngëtaren amerikane Ariana Grande. Versioni origjinal i melodisë u shfaq në albumin e tij të tretë në studio “Starboy”, i lëshuar në vitin 2016, por u bë shumë tërheqës pasi u bë viral në TikTok.

Sipas revistës amerikane të muzikës dhe argëtimit Billboard, The Weeknd ka 100,450,642 dëgjues mujor, duke e vendosur atë shumë përpara këngëtareve të tjerë, duke përfshirë Miley Cyrus me 82.5 milionë, Taylor Swift me 80.3 milionë dhe reperin kanadez Drake me 68.6 milionë.

Gjatë 10 viteve të fundit, muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, është bërë një nga artistët më të suksesshëm në industrinë e muzikës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit