100 MILIONË LEKË tender për Latif Drenofcin

100 MILIONË LEKË tender për Latif Drenofcin

Ashtu siç e përmendëm në një artikull të disa ditëve më parë, oligarkët e kompanive të ndërtimit duket se nuk mjaftohen me miliardat që marrin nga sektori i Infrastrukturës sa kanë vendosur të hanë edhe një copë nga buxheti i majmë i Shëndetësisë. Shembulli konkret i ilustruar ishte pikërisht Gentian Selmani i Kodrës së Diellit, i cili me kompaninë e tij AGIKONS, në letra padyshim jo në emër të tij, kishte “zby…” të gjithë oligarkët e tjerë të ndërtimit (Fushën, Salillarin, Bardhjus Bushajn, Paqsor Buzin etj) duke fituar një tender nga Ministria e Shëndetësisë me vlerë 4.6 MILIARD LEKË PA TVSH për rikonstruksionin e godinës së Maternitetit Geraldinë.

Në një tender të ri me vlerë 112 MILIONË LEKË PA TVSH për 75 ditë, për mirëmbajtjen e objekteve në QSUT është shpallur fitues me procedurë “Negocimi të Drejtpërdrejtë”, menaxheri i projekteve në kompaninë AGIKONS, Latif Drenovci, me kompaninë e tij IBS, në të cilin është zotërues i 64% të aksioneve.

Tenderi i dyshimtë është shënuar me shkelje për Mungesë Gare dhe Mungesë Konkurrence me Negocim të Drejtpërdrejtë. Ndërkohë që edhe dy tenderat i tjerë i ka të shënuar me FLAMUJ TË KUQ.

 

Drenovci është gjithashtu pronar i një prej kompanive të Shëndetësisë që ka përfituar nga ky sektor, përkatësisht 125 MILIONË LEKË PA TVSH.

Zotërues me 36% të aksioneve të IBS, është Ilija Dimo, një prej biznesmenëve të ndërtimit që i ka shkaktuar dëme miliona euroshe shtetit shqiptar duke mashtruar me TVSH. Dimos iu dha masa e arrestit me burg e më pas iu lehtësua në arrest shtëpie./JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit