100 shqiptarë të arrestuar në 3 muaj në Angli, u kapën në 'shtëpi bari'

100 shqiptarë të arrestuar në 3 muaj…

Në vetëm tre muaj nga gushti në fund të tetorit 2023, më shumë se 100 emigratë nga Shqipëria kanë përfunduar në prangat e policisë në Brianinë e Madhe.

Në një shkrim të ‘The Telegraph’ kushtuar fenomenit të shtëpive të barit, thuhet se shqiptarët janë arrestuar dhe dënuar për prodhim të kanabisit në Angli dhe Uells. Sipas autoriteteve, kanabisi i sekuestruar nga polcia ka një vlerë më shumë se 130 milionë paund. Përsa i përket dënimit të dhënë ndaj shqiptarëve, në total i kalojnë 300 vite burgim.

Emigrantët e paligjshëm u rekrutuan nga bandat, pas një vendimi të qeverisë britanike për gjobitjen e punëdhënësve që u gjenden punëtorë të paregjistruar dhe duke punuar në të zezë. Gjobat do të varionin deri në 60,000 paund për punëtor.

Gjendur në këtë situatë, djemëve shqipëtarë i’u bë më e vështirë për të gjetur një punë të ndershme si ndërtues, kuzhinjer ose kamarier. Të gjendur në borxhe dhe për të përballuar jetesën, emigrantët shqiptarë kanë parë të vetmen rrugëzgjidhje të situatës punësimin në fermat e kultivimit të kanabisit.

Vetëm gjatë pesë viteve të fundit duke nisur nga 2018, shqiptarët  kanë marrë kontrollin e tregut të kanabisit duke bërë që vietnamezët që ishin të njohur për këtë fenomen, të dalin më në zbehtësi.

Gjatë viti 2022 numri i shqiptarëve që kaluan me gomone kanalin e “La Manshit” ishte 12,301 persona, që përbën më shumë se ¼ e emigrantëve që mbërritën në Britani. Duket se shqiptarët kanë zgjedhur që të shtrinë aktivitetin e tyre në kultivimin dhe tregtimin e kanabisit, kjo për dy arsye:

E para lidhet me kërkesën e madhe të britanikëve për këtë lëndë narkotike, ku sipas statistikave vetëm gjatë vitit 2021, ata shpenzuan 2.4 miliardë paund për të blerë 240 ton kanabis.

E dyta lidhet me mundësinë se nëse arrestohen, mund të marrin një dënim më të ulët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit