1000€ bileta e finales/ Eduart Grishaj: Ata që e marrin do hanë e do pijnë!

1000€ bileta e finales/ Eduart Grishaj: Ata…

Ky sezon i Big Brother Vip Albania ka bërë bujë më shumë se çdo edicion tjetër. Kjo falë intrigave, mashtrimeve, zënkave me tone të larta, sharjeve, që me sa duket shqiptarëve u pëlqejnë dhe ulen para televizorit për t’i ndjekur. 

Tashmë jemi disa ditë para finales dhe për ta ndjekur nga afër duhet të rezervoni një biletë që kushton plot 1000 euro, rreth katër herë më shumë se rroga minimale shqiptare dhe dy herë sa rroga mesatare shqiptare. (Madje prej kohësh në Shqipëri marketingu bëhet me euro, ndërkohë që ne lekun kemi ende si monedhë.)

Pavarësisht se çmimet e biletave janë ekstreme regjisroi i BBV, Eduart Grishaj, nuk nguroi t’i quante fatlumë ata që do ta kenë atë biletë, pasi sipas tij vendet janë të limituara. 

Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende për ata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë”- tha regjizori.

Ditën e djeshme Grishaj zbuloi se edhe ai me Arbana Osmanin do të bënin një dasëm madhështore në Itali. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit