I riu punoi në "shtëpi bari", bosët e drogës kërcënojnë të vëllain: Sill 150 mijë € ose të djegim ty e fëmijët

I riu punoi në “shtëpi bari”, bosët…

Sipas mediave shtetasi E.Manaj kishte punuar për një javë në Britani në një shtëpi bari. Më pas ai kishte vendosur të largohej pa miratimin e pronarëve të tij, të cilët e akuzuan se u kishte vjedhur drogën.

Personat që e punësuan kanë kërcënuar familjen duke i thënë se nga 20 mijë paund i vëllai i tij dhe babai do duhet të paguanin 150 mijë paund.

“Alo! Jam Mandi Gashi, s’kam probleme me ju, por me vëllanë tuaj në Angli ndaj mbylle lokalin vëri shiritin nxiri njerëzit jashtë pasi në të kundërt do të djegim ty e kalamajtë me acid”.

Kjo telefonatë e bërë ndaj shtetasit T.Manaj ka shqetësuar atë pasi nuk e dinte që i vëllai ishte përfshirë një botën e kanabisit.

Më pas T.Manaj ka telefonuar të vëllanë i cili i ka sqaruar se për një javë pasi ka shkuar në Angli me tre shtetas nga Shkodra, ai ka punuar në shtëpi bari, por është larguar e s’donte të merrej me punë të paligjshme.

Gashi ishte prezantuar si negociatori për të marrë pagesën prej 150 mijë paund pasi në të kundërt T.Manajt do t’i vriteshin dy fëmijët e tij të mitur dhe prindërit.

Policia ka identifikuar Gashin, si Omer Braja. Pas telefonatave kërcënuesit nuk janë ndalur dhe i kanë shkuar në lokal aty ku ka qenë edhe babait i T.Manaj ku e kanë kërcënuar se do të vrasim fëmijët prindërit, ç’të kesh nëse s’paguan 150 mijë paundët e shtëpisë së barit që vodhi vëllai yt’.

Polica ka arrestuar personin që kryente telefonatat , ndërsa familja në Tiranë është nën mbrojtjen e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit