"Ju jemi borxhli gjithë jetën", reagon babai i infermieres që dhunoi të moshuarën

“Ju jemi borxhli gjithë jetën”, reagon babai…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil në Pejë. Infermjerja Aurora Pelaj dhunoi të moshuarën duke e goditur me shpulla dhe grushta.

Babai i saj Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës. Ai është shprehur se pamjet e publikuara e kanë goditur rëndë atë dhe familjen.

Më tej, Pelaj shton se i ndihej falenderues familjes së dëshmorit Taulant Nura.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë.

E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë”, tha ai.

Pelaj ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të merren me rastin. “Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat për të cilat e ngarkojnë”, ka thënë Pelaj

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit