
Kreu i SPAK, Arben Kraja zhvilloi një konferencë të përbashkët me mbasadorin italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Kraja tha se gruper kriminale janë zhvendosur në Amerikën Latine, në vendet ku prodhohet droga.
Duke folur për vrasjet në vend, kreu i SPAK tha se këto vrasje tregojnë se sa të egër ishin grupet kriminale. Ai tha se asnje shtet nuk e lufton dot i vetëm këtë aktivitet të organizuar kriminal .
“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe ne Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjave të ndodhura kohët e fundit
Teknologjia që ata perdorin, sic janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnje shtet nuk e lufton dot i vetëm këtë aktivitet të organizuar kriminal. Për këtë është krijuar SPAK. Nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arestuar mbi 120 persona dhe ka sekustruar rreth 7 ton droge”-tha Kraja.