Modelja e Berishës: Do ketë një valë protestash për rrëzimin e Ramës

Modelja e Berishës: Do ketë një valë…

Modelja Fjoralba Dizdari, është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Gjatë një interviste televizive ajo tha se do të ketë një valë protestash nga opozita.

Më tej, Dizdari shtoi se po punohet nga mëngjesi deri në darkë edhe për primaret. Modelja theksoi se PD ka një plan anti-krizë.

“Do të ketë një valë protestash. Ky është vetëm fillimi. Gjatë gjithë kësaj kohe janë bërë protestat në gjithë vendin. Ne po punojmë nga mëngjesi në darkë. Ne kemi një plan anti-krizë se çfarë ofron Partia Demokratike.

Unë kam qenë gjatë gjithë radhës në terren dhe terreni është një barometër për të kuptuar real situatën. Ne kemi kaluar një krizë të madhe në parti, ku në janar kemi ngrënë gaz nga vetë partia jonë.

PD-ja po punon nga mëngjesi deri në darkë, kemi edhe primaret, ndërsa protesta ishte primare“, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit