104 tenderë në 2 muaj/ Veliaj ka shpenzuar 32 milionë euro për asfalt elektoral

104 tenderë në 2 muaj/ Veliaj ka…

Për të kërkuar votat dhe vazhduar propagandën zgjedhore, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka hapur qesen për tenderë. Vetëm në këtë prag zgjedhjesh, Bashkia e Tiranës ka vjedhur mbi 32 milionë euro nga taksat e qytetarëve për asfalt elektoral.

Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data Albania, në dy muajt e fundit Veliaj ka zhvilluar 104 procedura tenderuese për asfaltim, rehabilitim, rikonstruksion dhe rikualifikim të rrugëve e rrugicave në cepa të ndryshëm të Tiranës.

Thuajse të gjithë kontratat për asfalt elektoral kanë afat 1-mujor dhe përfundojnë para 14 majit 2023, një skemë ideale për të blerë votat.

Këtë skemë Veliaj e përdor sa herë ka zgjedhje, sepse ky asfalt elektoral shkatërrohet pas një viti. Por, shifrat e shpenzuara këtë vit kanë thyer rekord dhe askush nuk i kontrollo

Të dhënat zyrtare tregojnë se tenderët për asfaltim zënë shumicën absolute të procedurave të zhvilluara në dy muajt e fundit nga Veliaj. Janë plot 92 të tilla, me fond limit rreth 11 miliardë lekë të vjetra.

Ndërkohë, në periudhën shkurt-prill 2023 janë mbyllur 10 tenderë për rikualifikim urban në rrugë e rrugica të ndryshme të kryeqytetit, me fond mbi 20 miliardë lekë të vjetra.

Gjithashtu, janë përfunduar së fundmi edhe dy procedura për rikonstruksion rrugësh, me fond mbi 2 miliardë lekë të vjetra. Të gjitha këto procedura arrijnë ë vlerat mbi 32 milionë euro. Që sigurisht janë marrë nga takat që paguajnë kryeqytetasit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit