105 vjeçarja Virginia “Ginger” Hislop ka marrë diplomën e saj të masterit 80 vite pasi kishte ndërprerë studimet e ciklit të dytë të shkollës së lartë.
Hislop kishte ndërprerë studimet e saj në vitet 1940 pak para se të diplomohej, për të mbështetur të fejuarin e saj i cili duhet të largohej për të marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore. E moshuara tregoi: “Mendova se diploma ishte një gjë që mund ta merrja dhe gjatë rrugës nëse do më nevojitej. Gjithmonë më pëlqente që të studioja, por dhe martesa ishte diçka e rëndësishme për mua!”
83 vite më vonë Hislop është kthyer në Stanford për të përfunduar atë që nisi kur ishte e re, dhe për të marrë diplomën e saj të masterit.