108 vjetori i Pavarësisë, ministri rus mesazh Ramës: I uroj popullit shqiptar lumturi dhe prosperitet

108 vjetori i Pavarësisë, ministri rus mesazh…

Pas mesazhit të presidentit rus Vladimir Putin për presidentin Meta, një tjetër mesazh ka ardhur për 108-vjetorin e Pavarësisë nga ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.

Kryediplomati i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit Edi Rama, ku shkruan se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t’i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

“I nderuar zoti Kryeministër,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet. Sergej Lavrov”, thuhet në mesazhin e Lavrov të publikuar nga ambasada ruse në Tiranë.

Burimi TPZ

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit