11 shqiptarë deportohen sa mbërrijnë në Angli, nisen me avion për Shqipëri

11 shqiptarë deportohen sa mbërrijnë në Angli,…

11 shtetas shqiptarë që kanë mbërritur javën e kaluar në Britaninë e Madhe me gomone janë deportuar për në Shqipëri të mërkurën. Sipas “TheGuardian” deportimi i përshpejtuar i këtyre shqiptarëve pa iu shqyrtuar kërkesa për azil ka ngritur shumë shqetësime te organizatat që mbrojnë emigrantët dhe luftojnë për të drejtat e tyre.

Muajin e kaluar, Ministria e Brendshme u detyrua të pranonte se nuk kishte të drejtë të deportonte shqiptarët pa shqyrtuar më parë kërkesat e tyre. Por me rastin e shqiptarëve që u dërguan në Manston, Ramsgate pasi mbërritën me gomone gjërat janë qenë ndryshe. Shqiptarët janë deportuar drejt Shqipërisë me një avion që është nisur direkt nga Manston.

Burime joqeveritare kanë thënë për “TheGuardian” se 11 shqiptarëve nuk iu dha mundësia e shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil përpara se të futeshin në avion. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit