
Sot janë bërë 11 vite nga tragjedia e rëndë me 4 viktima e 21 janarit të 2011. Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë viktimat e 21 janarit. Familjarët e tyre akoma sot presin drejtësi. Ndërkohë sot, pas 11 viteve Rama ka deklaruar se drejtësia vonon, por nuk harron.
Rama:
MIRËMËNGJES dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi.