110-vjetori i Pavarësisë/ Dojna Mema: Patriotë patatinash, kemi të njëjtat probleme si 100 vjet më parë

110-vjetori i Pavarësisë/ Dojna Mema: Patriotë patatinash,…

Shumë personazhe të njohur kanë uruar sot Ditën e Pavarësisë me foto kuq e zi, flamuj dhe këngë patriotike.

Moderatorja Dojna Mema ka postuar një mesazh në instagram ku shkruan se këto janë patriotë patetinash.

Ajo është shprehur se nuk është mirë me qenë shqiptar, kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë.

“Sot është dita kur zgjohet një lloj katergorie “patriotësh” patatinash që e bëjnë qesharak patriotizmin në vetvete.

Fjalët e Konices janë shkruar në 1900-en, kështu që kursejeni “O sa mirë me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh të tilla sepse nuk është mirë ‘me ken shqiptar’ kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë”, shkruan Dojna.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit