110 vjetori i Pavarësisë! Dua Lipa zbulon se ku do të mbahet koncerti i saj në Tiranë

110 vjetori i Pavarësisë! Dua Lipa zbulon…

Këngëtarja e njohur në gjithë botën, Dua Lipa do të jetë në Tiranë në 28 nëntor, për një koncert që, padyshim do të ngrejë peshë fansat e saj të shumtë.

Gjatë një postimi në Instagram ajo tregon se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”. Pak ditë më parë, Dua e konfirmoi koncertin përmes një videomesazhi në anglisht dhe në shqip

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Dua.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit