111 vjetori i ‘Nënë Terezës’/ Përkujtohet ditëlindja e shenjtores shqiptare

111 vjetori i ‘Nënë Terezës’/ Përkujtohet ditëlindja…

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur zyrtarisht si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup dhe sot festojmë 111 vjetorin e lindjes së kësaj nëne të dashur që i kushtoi jetën e saj njerëzve në nevojë.

Imzot George Frendo: Me veprën e saj ka treguar atë dinjitet të pazëvendësueshëm të çdo njeriu, pavarësisht nga ngjyra, klasa shoqërore, besimi, kombësia. Çdo njeri mbart një dinjitet të pazëvendësueshëm.

Atë Grigor Pelushi: Nënë Tereza është ikonë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga besimi. Jemi krenarë që e kemi pasur këtë personazh e cila ka qenë vegël shumë e rëndësishme për vlerësimin e jetës njerëzore.

Ajo është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke Çmimin “Nobel për Paqe”. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkuta të Indisë ku edhe ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997. Përveç kujdestare e jetimëve dhe të varfërve ajo ishte e vetmja në botë që trajtonte të sëmurë të lebrozës.

Imzot George Frendo: Vepra e saj i tejkalon gjithçka që ne shohim sot. Sot shohim fasada, reklamë, kush e kush të ekspozohet më shumë. Mendoj që shumë gjëra vijnë prej egoizmit dhe krenarisë, ndërsa ajo e bëri me një vetmohim të jashtëzakonshëm gjithë këtë vepër.

Atë Grigor Pelushi: Duhet më tepër.Nëpër shkolla sidomos ta bëjmë më të njohur personalitetin e kësaj nëne të dashur të të gjithë shqiptarëve, nënë e dashur për të gjithë jetimët dhe të varfrit e botës, dhe aq më tepër për kishën katolike si shenjtore të saj.

Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza, që për miliona njerëz anembanë botës ishte shenjtore edhe për së gjalli, u shpall edhe zyrtarisht nga Vatikani si e tillë. 5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes më 1997.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit