115 vjetori i lindjes së Enver Hoxhës, gazetari: Rama sot po përuron Piramidën në nder të tij

115 vjetori i lindjes së Enver Hoxhës,…

Në Tiranë mbahet këtë të hënë Samiti i Procesit të Berlinit, ku liderët e Bashkimit Europian do të diskutojnë për ecurinë e Ballkanit Perëndimor drejt antarësimit. Pritësi i këtij takimi, Edi Rama, ka rezervuar Piramidën për të mbajtur mbledhjen e rendësishme.

Dikur një objekt i komunizmit, e sot e veshur me ngjyra por që në thelb ruan kujtimet e diktaturës. E pikërisht në 16 tetor, në ditëlindjen e kryekomunistit Enver Hoxha, Rama ka vendosur të mbledhë liderët e BE-së në vendin e të shkuarës së errët politike.

I rritur si një djalë Blloku, ku i ati ishte pjesë e mëmës partia, padyshim që Rama do të preferonte t’i tregonte botës se Shqipëria po bashkëjeton me komunizmin, dhe nuk është ndarë kurrë prej tij.

Një paralelizëm të tillë bën dhe gazetar Armir Shkurti, i cili evidenton faktin se politikës shqiptare nuk i intereson aspak populli por partia dhe pushteti.

“16 tetor 2023, është 115 vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Në këtë jubile të ditëlindjes së diktatorit, oligarkia shqiptare përuron rilindjen e piramidës, objekt i projektuar nga dhëndri i Enver Hoxhës si muze për Enver Hoxhën. Pse në jubile të ditëlindjes kjo dhuratë? Adhurojnë Enverin Jo! Në fakt është për tu treguar shqiptarëve se nuk u plas hiç për ta. Ua bëjnë m*tin në kokë, në mes të ditës, në mes të kryeqytetit e s’ua ndjen për asgjë!” – shkruan Armir Shkurti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit