119 kg kokainë brenda kamionit me banane| Prangoset administratori i firmës dhe dy shoferë

119 kg kokainë brenda kamionit me banane|…

Në Shqipëri janë sekuestruar rreth 119 kg kokainë, një sasi rekord kjo, e cila kishte ardhur nga Amerika Latine në Tiranë. Pas këtij operacioni, policia ka arrestuar 3 shtetas. Konkretisht mësohet se në pranga janë vënë Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu. Sipas informacioneve paraprake, Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, ndërsa Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu, banues në Tiranë, drejtues të automjeteve të firmës. Strukturat hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit kanë marë informacion se disa persona ende të paidentifikuar kanë ndaluar në Romanat të Durrësit, një kamion që transportonte një kontejner të ngarkuar me banane nga porti i Durrësit, për një magazinë në Vaqarr.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit