119 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën edhe 4 persona

119 raste të reja në Maqedoninë e…

Shifra të larta vazhdojnë të regjistrohen në Maqedonia e Veriut prej koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, 119 raste janë të reja, ndërkohë 4 janë humbje jete.

Tre prej viktimave janë nga Shkupi (65, 66 dhe 73 vjeç) dhe një nga Gostivari (72 vjeçar). Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit 89 pacientë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni ka shkuar në 10.617, prej të cilëve 6020 janë shëruar, ndërsa 480 kanë ndërruar jetë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit