
Tirana gjatë ditës së premte përjetoi ndoshta orët më të vështira në vitet e fundit. Për më shumë se tre orë, rrugët kryesore të kryqytetit ishin të përmbytura.
Zogu i zi, Don Bosko, 21 Dhjetori, Pallati me Shigjeta, ishin nën pushtetin e ujit për shkak të reshjeve të dendura dhe mos pastrimit të kanaleve kulluese.
Teksa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj poston çdo ditë foto të një Tirane ndryshe nga ajo që është, mjaftoi një shi i dendur dhe propaganda e tij shkërmoqet lehtë.
Ai e nisi ditën, duke u solidarizuar me përmbytjen që i morën jetën tre italianëve në Como, por nuk nuk ishte i aftë që të parashikonte se të njëjtin fat si provinca italiane do të kishte edhe qyteti që ai drejton.
Kanalizimet e papastruara dhe ndërtimet pa kriter bënë që qyteti sot të ishte nën mëshirën e fatit. Me dhjetra biznese u përmbyten, duke u shkaktuar një dëm të madh ekonomik. Por a do të mbajë Lali Eri përgjegjësi për këtë?
Por nuk mjaftoi vetëm me kaq, pas përmbytjeve, Tirana u përball edhe me në një trafik të rënduar.
Tirana përjetoi orët më të vështira të premten dhe nëse nuk merren masa, ndodhta do të përballemi edhe me jetë të humbura njerzish.