12 kg kokainë në makinë/ Çifti shqiptar u ndalua në autostradë për masat anti-covid

12 kg kokainë në makinë/ Çifti shqiptar…

Një çift shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme me kokainë në makinë.

“Lumenj droge përgjatë Autostrada del Sole”, kështu shkruajnë mediat vendase për arrestimin e tyre.

Policia italiane ka njoftuar se çifti shqiptar po lëvizte përgjatë “Autostrada del Sole”, kur në makinën e tyre tip “Ford Fiesta” kishte fshehur një sasi prej 12 kg kokainë në një ndarje të krijuar posaçërisht për këtë.

Gjithashtu bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë më 27 janar në Guardamiglio, por vetëm sot është bërë i ditur lajmi, për shkak të hetimeve. Thuhet se ata janë ndaluar fillimisht për një kontroll anti-Covid, teksa ishin shumë larg nga vendbanimi i tyre.

Kur u pyetën nga karabinierët në lidhje me arsyen se pse nuk ishin në shtëpi, ata kanë dhënë justifikime të pabesueshme. Ata janë shprehur se ishin drejtuar për disa ditë nga të afërmit, por, në makinë, nuk kishte valixhe. Prandaj kërkimet në makinë zbuluan edhe drogën.

Sipas mediave italiane, aktualisht të arrestuarit tani ndodhen në burgun e Lodit, Itali.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit