“12 miljet dhe gjyqi në Hagë me Shqipërinë”/ Qeveria greke: Tryeza me Turqinë, kulm i politikës së jashtme

“12 miljet dhe gjyqi në Hagë me…
Featured image of article: “12 miljet dhe gjyqi në Hagë me Shqipërinë”/ Qeveria greke: Tryeza me Turqinë, kulm i politikës së jashtme

Greqia dhe Turqia do të ulen në datë 25 janar në Ankara në tryezën e bisedimeve në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për caktimin e kufijve të zonës ekskluzive ekonomike. Zëdhënësi i qeverisë greke Christos Tarantilis ka treguar të gjithë hapat që janë ndjekur për të arritur në dialog, ndërsa ka përmendur edhe Shqipërinë. Mediat greke raportojnë se me Tiranën u arrit marrëveshja për të shkuar në Hagë dhe se Athina po zgjerohet me 12 milje në Jon.

ARTIKULLI I PLOTË: 

Qeveria Greke, siç e ka sqaruar që nga fillimi, po i cilëson bisedimet me një prirje të sinqertë dhe konstruktive për t’i dhënë fund një çështjeve në pritje, si; caktimi i kufijve të zonave detare që kanë pllakosur marrëdhëniet dypalëshe për dekada. Ky zhvillim vjen si një kulminacion i politikës sonë të jashtme. Së pari: që nga fillimi, Greqia kishte përqendruar pozicionin e saj pasi edhe kryeministri ka përsëritur: ndal me sulmet, të fillojnë bisedimet. Dhe tani jemi pikërisht në këtë pikë. Turqia ka tërhequr “Oruch Reis” nga zonat që mbulojnë shelfin kontinental grek dhe ka kërkuar rinisjen e bisedimeve në Stamboll më 25 Janar. Kontaktet eksploruese do të përqendrohen në caktimin e zonave detare (shelfi kontinental dhe EEZ) në Egje dhe Mesdheun Lindor. Gjithashtu ramë dakord edhe për nisjen e konsultimeve me Shqipërinë për referimin e problematikës së përbashkët të demarkacionit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Qeveria ka përgatitur një ligj që tashmë po debatohet në Parlament dhe po zgjeron zonën bregdetare nga 6 në 12 milje detare në rajonin e Detit Jon. Deklarimi rezervon të drejtën për të ushtruar në zona të tjera të territorit të saj të drejtat përkatëse që burojnë nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit