"12 orë rrugë pa problem, sa hyra në Shqipëri 'Benzi' desh na shuajti si familje"

“12 orë rrugë pa problem, sa hyra…

Një familje që po kthehej në Shqipëri pas një udhëtimi 12-orësh nga jashtë vendit ka përjetuar momente paniku sapo ka kaluar kufirin në Qafë Thanë. Automjeti me targë AB 909 KN ka kryer një parakalim të rrezikshëm, duke rrezikuar përplasjen frontale dhe jetën e pasagjerëve.

Rasti tregon edhe njëherë problemin e madh të qarkullimit rrugor në vend, ku parakalimet e gabuara mbeten një nga shkaqet kryesore të aksidenteve. Mungesa e kujdesit dhe shkelja e rregullave bazë të qarkullimit vazhdojnë të rrezikojnë çdo ditë jetën e dhjetëra drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve në rrugët shqiptare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit