12 persona në gjyq për vjedhjen e bizhuterive të Kim Kardashian në Paris

12 persona në gjyq për vjedhjen e…

12 persona do të dalin në gjyq sepse akuzohen për një grabitjen e bizhuterive të Kim Kardashian në vitin 2016, deklaruan autoritetet të premten.

Ajo deklaroi se grabitësit e lidhën dhe e kërcënuan me armë, ndërsa pas vjedhjes në vlerën 10 milionë dollarë ata e mbyllën në banjën e apartamentit që Kardashian kishte marrë me qira në Paris gjatë javës së modës.

Pas pesë vjetësh hetime, gjyqtarët urdhëruan dërgimin e çështjes në gjyq. 12 të dyshuarit përballen me një sërë akuzash në lidhje me vjedhjen. Nuk është caktuar data e gjykimit dhe zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Organizatori i supozuar, Aomar Ait Khedache, i shkroi Kardashian një letër falje nga qelia e tij e burgut, duke thënë se i vjen keq për veprimet e tij dhe e kupton dëmin psikologjik që shkaktoi.

Në atë kohë, një zëdhënëse e Kardashian tha se ajo ishte e tronditur keq, por e padëmtuar fizikisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit