12 plantacione me hashash| 'Goditet' grupi i trafikantëve shqiptarë në Spanjë

12 plantacione me hashash| ‘Goditet’ grupi i…

Autoritetet në Spanjë kanë finalizuar me sukses operacionin “Albacos”, teksa kanë prangosur 33 persona pjesë e grupit kriminal që zotëronte 12 plantacione të mbjella me hashash në të gjithë territorin e vendit Iberik. Në mesin e të prangosurve ka edhe shtetas shqiptar, ndërsa në total, janë kryer 14 kontrolle në të cilat 11 persona janë arrestuar në Segovia, 11 në Andaluzi, pesë në Castilla-La Mancha , katër në Aragon dhe dy në Madrid. Sipas larazon.es, mes të arrestuarve ka edhe tre femra, ndërsa shumë prej personave të arrestuar janë me kombësi shqiptare. Ndërkohë pjesë e biznesit janë edhe italianë, spanjollë dhe kolumbianë. Tregu i hashashit ishte Belgjika dhe Gjermania dhe besohet se kjo pjesë u ishte lënë në dorë shqiptarëve për shkak të lidhjeve të tyre në këto dy vende. Pas operacionit, janë asgjësuar rreth 20 mijë bimë, të mbjella në plantacione në natyrë, por edhe në magazina të përshtatura si ferma të mbyllura.

Fotografías de la Operación Albacos, cedidas por la Subdelegación del gobierno

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit