12 të plagosur në aksidentin në Kroaci, ndërrojnë jetë çifti i bashkëshortëve me djalin dhe kontrabandisti i emigrantëve

12 të plagosur në aksidentin në Kroaci,…

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mesnatën e 6 janarit, në orën 1:40 në autostradën Karllovac – Rijekë, në mes të tunelit Sveti Marko dhe kryqëzimit Novigrad na Dobra, njoftoi Departamenti i Policisë së Karllovacit.

Në aksident ka humbur jetën një çift nga Rijeka, ndërsa është plagosur djali i tyre 16-vjeçar. Dyshohet se ka humbur jetën edhe një kontrabandist emigrantësh, ndërsa 12 emigrantë kanë mbetur të plagosur.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Ogulin, Dr. Davor Vukelja, u shpre se dy njerëz janë në gjendje kritike në spitali, teksa shton se kanë lindur në 1995 dhe 1996.

Një dëshmitar i aksidentit tha se makina tip Mitsubishi me targa hungareze fluturoi mbi gardh dhe goditi një makinë me targa të Rijekës.

Pas përplasjes të gjithë kanë rënë nga automjeti. Drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjerët kanë pësuar lëndime trupore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit