12 viktima në 24 orë në Kosovë, konfirmohen 188 raste të reja pozitivë me koronavirus

12 viktima në 24 orë në Kosovë,…

Vijon situata shqetësuese nga koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 viktima.

Ndërkohë, janë konfirmuar 188 raste të reja pozitive.

Numri total i personave pozitivë me COVID-19, ka shkuar në 10.247

Gjithsej, në Kosovë kanë vdekur 327 persona, që kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Po ashtu, deri tani numri i rasteve aktive me virus është 3976.

Rastet pozitive janë nga: Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

/Gazetaadheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit