12-vjeçarja denoncon njerkun: Më ka përdhunuar prej 2 vitesh!

12-vjeçarja denoncon njerkun: Më ka përdhunuar prej…

12-vjeçarja nga Ksamili, ka denoncuar njerkun e saj në polici pasi ky i fundit prej dy vitesh abuzonte seksualisht  me të.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 12-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin.

Mësohet se denoncimi në polici është bërë nga vajza 12-vjeçare dhe nëna e saj, ku dhe policia më par ka shoqruar në komisariat 39-vjeçain. Sipas të miturës, e gjitha fillimisht ka nisur me prekje dhe më pas me abuzim seksual.

Ndërkohë mësohet se më 4 janar ka qenë një nga ditët ku njerku i saj është përpjekur ta përdhunojë, ndërkohë e mituara i ka shpëtuar ku më pas është nisur për të shkaur te e ëma që t’i tregojë ngjarjen.

12-vjeçarja ka thënë se mamaja nuk kishte kohë të dëgjonte dhe e mituara është nisur menjëherë më pas te tezja ku dhei ka rrëfyer ngjarjen e tmerrshme që i kishte ndodhur. Kjo e fundit më pas ka lajmëruar të motrën , pra nënën e së miturës, e cila ka bërë më pas ballafaqimin me bashkëshortin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme.

39-vjeçari i denoncuar është ndaluar nga policia, i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e prekur në vende intime. .

Për Elidon Xhaferin, Gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për akuzën e kryerjes së veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Elidon Xhaferri nga fshati Kalasë i Delvinës, mësohet se ka qenë me precedentë të mëparshëm penal. Xhaferri në vitin 2013 kishte plagosur me thikë një person nga Ksamili, për motive të dobëta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit