12-vjeçarja u martua dy herë brenda muajit, burri i parë i dhuroi katër lopë për... pajën

12-vjeçarja u martua dy herë brenda muajit,…

Një 12-vjeçare në Kenia është shpëtuar nga autoritetet, pasi ishte martuar me dy burra brenda një muaji.

Në fillim, babai e detyroi të martohej me një burrë 51-vjeçar.

Vajza refuzoi dhe u martua me një 35-vjeçar, para se të shpëtohej nga një fushatë për të drejtat e fëmijëve.

Në Kenia, martesa me dikë që është nën 18 vjeç është krim.

Gazeta “Standard” në Kenia raporton se pasi dhëndri i parë ofroi katër lopë si pajë, vajza protestoi kundër martesës, por më pas u rrah nga kushërinjtë e saj meshkuj.

“Unë shpëtova dhe duke qenë se nuk mund të kthehesha në shtëpinë e babait tim nga frika se mos qortohesha, zgjodha një burrë 35-vjeçar, i cili ishte i martuar”, citohet ajo të ketë thënë.

Siç mësohet, i ati e kishte gjetur vajzën dhe e kishte çuar sërish tek 51-vjeçari.

Tashmë policia është në kërkim të babait dhe të dy burrave që ishin martuar me vajzën.

Nëse dënohen, ata mund të dërgohen në burg deri në pesë vjet ose të gjobiten deri në 1 milion shilinga keniane (8,000- 10,000 dollarë).

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit